Aktualitet

Ekzekutimi i ‘Padronit të drogës’ në mes të Tiranës, Berisha drejton gishtin: Behar Sofian e vrau Ndrangheta

25 Shkurt 2021, 16:38 Nga DOSJA
Ekzekutimi i ‘Padronit të drogës’ në mes të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar gishtin drejt Ndrangheta-s për vrasjen e ‘Padronit të drogës’ në Shqipëri, Behar Sofia.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se atentati që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, është një larje hesapesh mes Ndrangheta-s dhe Mafia-s turke, për të dominuar trafikun e heroinës në Europë.

Statusi i plotë:

Nje ekzekutim mafioz me domethenie te madhe nderkombetare! Larje hesapesh ne zemer te Tiranes midis Ndragetes Italo shqiptare dhe mafies turke per te dominuar trafikun e heroines per ne Europe. Miq, nje ekzekutim mafioz ka ndodhur sot ne zonen me te mbrojtur me te hapur, te rrethuar nga te gjitha anet nga narkopolic. Bosi kryesor i mafies turke Behar Sofia ne Tirane u ekzekutuar me silenciator para syve te narkopolicisr, e cila dukej sikur te ishte bashkpuntore ne kete vrasje.  Kjo vrasje thuhet se eshte bere nga Ndrageta Italo shqiptare, e cila e lidhur me nivelet me te larta te pushtetit ne Shqiperi, Ramen dhe Veliajn ka vendosur te spastroje Tiranen nga mafia shqiptaro turke dhe te vendosi ne kontroll te plote trafikun dhe rrugen e Tiranes te heroines per ne Europe. Sb.

Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e sotëm (ora 09:00). Behar (Sulo) Sofia nga Lapardhaja e Beratit, kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve.  Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia sali berisha vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia sali berisha vritet behar sofia

Sondazh

Poll