Aktualitet

Dalin FOTOT/ Ky është Gjon Mema, shënjestra e atentatit në Kamëz që kishte dy emra, shpëtoi paq nga gabimi i vëllezërve

25 Shkurt 2021, 15:32 Nga DOSJA
Dalin FOTOT/ Ky është Gjon Mema, shënjestra e atentatit në

TIRANËDosja.al ka siguruar fotot e Gjon Menës alias Altin Xhuxha, i cili ishte edhe shënjestra e atentatit me eksploziv në Kamëz. Mena shpëtoi paq në atentat pasi vetëm u plagos në të dyja këmbët, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai shpëtoi nga gabimi i vëllezërve Jakimi, të cilët e shpërthyen lëndën plasëse që i vendosën poshtë makinës, një second para se të hapte derën e mjetit.

Sot u zbardhën edhe pazaret e bëra mes urdhëruesit të këtij atentati, Gjergj Cukali që tashmë është i arrestuar dhe dy vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi, gjithashtu të vënë në pranga, që kryen ‘porosinë’. Cukali u ka dhënë 10 mijë euro dy vëllezërve që të blinin mjetin për ta ndjekur për dy muaj shënjestrën, ndërsa 30 mijë euro të tjera, do t’i merrnin kur të mbaronin ‘punën’.

Tashmë të tre janë vënë në pranga, ndërsa konflikti mendohet të ketë nisur mes Cukalit dhe Menës, jashtë Shqipërisë, për trafikun e drogës ku ishin përfshirë të dy.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin xhuxha arrestohet gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali gjon mena shperthen makina ne kamez altin xhuxha arrestohet gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali gjon mena shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll