Aktualitet

Vodhi “Benz-in” në Suedi dhe po vinte në Shqipëri, 23-vjeçari kapet në pikën kufitare të Morinës

25 Shkurt 2021, 14:47 Nga DOSJA
Vodhi “Benz-in” në Suedi dhe po vinte në Shqipëri,

MORINË– Një shqiptar që jetonte në Suedi u arrestua sot nga policia në pikën kufutare të Morinës, pasi makina me të cilën udhëtonte rezultoi e vjedhur.

23-vjeçari A.A ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia për vjedhje. Policia sekuestroi mjetin tip “Benz” ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Suedi.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë regjistrimit dhe verifikimit në sistem, mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. A. rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia, pasi ishte vjedhur në Suedi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet benz i vjedhur morine benz i vjedhur morine

Sondazh

Poll