Aktualitet

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje një 60-vjeçar

25 Shkurt 2021, 14:28 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, makina

DURRËS– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi 60-vjeçar ka ndodhur sot në  autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës.

Automjeti  me drejtues E. B., 52 vjeç ka aksidentuar këmbësorin e paidentifikuar ende.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në autostradën tiranë-durrës aksident në autostradën tiranë-durrës

Sondazh

Poll