Aktualitet

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, RENEA gjen një pistoletë tip ‘Glock’ pranë kompleksit “Arbëria” në Laç

25 Shkurt 2021, 15:11 Nga DOSJA
Vrasja e Shkëlzen Kastratit, RENEA gjen një pistoletë tip

LAÇ– RENEA ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në kompleksin “Arbëria” në qytetin e Laçit, ku u dyshua se po fshiheshin  katër të shpallurit në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Dosja.al mëson se nga kontrollet e RENEA-s në Laç është gjendur një pistoletë në një kasolle afër kompleksit.  Arma e gjetur është tip ‘Glock’.

Kontrolli ende nuk ka përfunduar, ndërsa pistoleta e gjetur mund të zbardhë të tjera detaje që mund të çojnë në kapjen e vrasësve të Shkelzën Kastratit.

Po ashtu, mësohet se janë shoqëruar 7 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen e gjetjen e autorëve, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim, për të dhënë dëshmitë e tyre.

RENEA zbarkoi sot në Laç. U ushtruan kontrolle në disa banesa e biznese, ku dyshohet se fshihen katër të shpallurit në kërkim, konkretisht, Elson Xheçuka, vëllai i ‘famëkeqit’ Hektor Xheçuka dhe tre bashkëpunëtorët të tij, Albert Zaja, 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç dhe Silvio Cara.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja elmir tufa elson xhecuka hektor xhecuka renea ne lac shkelzen kastrati silvio cara albert zaja elmir tufa elson xhecuka hektor xhecuka renea ne lac shkelzen kastrati silvio cara

Sondazh

Poll