Aktualitet

Turizmi 2021 ‘në dorën’ e vaksinave! Operatorët Turistikë me shpresë: Pas maji presim rezervime

25 Shkurt 2021, 16:20 Nga DOSJA
Turizmi 2021 ‘në dorën’ e vaksinave! Operatorët

TIRANË– Turizmi për vitin 2021 është me ‘sytë’ nga vaksinimi kundër COVID-19. Operatorët turistikë po shpresojnë të mos goditen sërish nga aluimet e rezervimeve për shkak të virusit që ka mbërthyer mbarë botën.

Edhe pse me ritme të ngadalta, vaksinimi në Shqipëri ka nisur, çka i jep shpresë operatorëve turistikë që duke nisur nga muaji maj të shtohen rezervimet për pushime.

 “Me përhapjen e lajmit të vaksinës në janar të 2021 u dha edhe një shpresë për sektorin e turizmit. Mund të themi se do të jetë një vit ende për mbijetesë”, shprehet përfaqësuesja e një agjencie turistike Jeta Hoxha për Reoprt Tv

Kemi shpresë më të madhe nga sa e kishim disa ditë më parë që të paktën të iki faza e frikës së madhe dhe fillimisht të çlirohen nga frika brenda shteteve të tyre dhe më pas të fillojnë të lëvizin”, thotë operatori turistik Xhimi Lamaj.

Operatorët e turizmit Xhimi Lamaj dhe Jeta Hoxha thonë se të gjitha rezervimet e vitit  2020 që u shtynë për këtë vit deri në maj janë të anuluara, ndërsa pritshmëritë janë për riaktivizim të tyre përtej kësaj periudhe.

Rezervimet kanë filluar por janë lënë pezull deri në lehtësimin e masave nga shtetet që do të vijnë këtu tek ne. Pjesa e rezervimeve të vitit 2020 që janë anuluar kanë filluar që këtë vit ri-mendohet ardhja tek ne por po shikohen çmimet”, tha Hoxha. 

Turizmi është ndër sektorët më të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Në muajin e parë të vitit numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, ka rënë me 25.7% krahasuar me vitin 2020.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet turizmi ne shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll