U akuzua për vdekjen e pacientes 46-vjeçare nga burri i saj, flet kardiologu: Ai ka dal nga rruga e perëndisë, pi raki dhe s
25 Shkurt 2021, 15:51Nga DOSJA
FIER– Bashkëshorti i një 47-vjeçare që ka ndërruar jetë 10 ditë pasi e ka vizituar te kardiologu në Fier, ka hedhur akuza të forta ndaj mjekut për neglizhencë. Dashnor Zoga ka thënë se gruaja e tij ishte për urgjencë, por mjeku Viktor Gjini e ka sorollatur.
Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me Zogën në emisionin “Shqipëria Live”, ka ndërhyrë me një lidhje telefonike vetë mjeku. Viktor Gjini i ka hedhur poshtë akuzat e Dashnor Zogës, duke thënë se ai po gënjen.
“Desha të shpreh keqardhje e të ngushëlloj zotërinë. Është ngjarje e rëndë. Aty u thanë gjysmë të vërteta. Unë do t’i bëj thirrje prokurorisë që ta shqyrtojë çështjen. Gruaja e tij nuk ka qenë pacientja ime. Ajo ka dalë me dëshirën e saj nga spitali, dhe e kemi me firmë”, tha mjeku.
Gjini shtoi gjithashtu se e ndjera nuk ka qenë për urgjencë. “Problemi i madh është se ajo nuk ishte urgjencë. Kam kontaktuar me mjekun e familjes, më 12 janar ka marrë rekomandimin për të ardhur te ne më 16 janar. Pra ka pak ditë diferencë. Pasi erdhi dhe u vizitua te ne, ka shkuar në shtëpi. E që nga ajo ditë nuk ka shkuar te mjeku i familjes për ndonjë problem. Nuk ka qenë në një situatë urgjence”, tha Gjini.
I pyetur se kush e mban përgjegjësinë për vdekjen e saj, mjeku tha: “Përgjegjësinë e mban sëmundja. Ajo nuk është e para dhe nuk do të jetë e fundit. Ju keni parë sportistë të rinj që vdesin në fushë, janë sëmundjet e tilla”.
Më pas ai hodhi edhe akuza të forta ndaj Dashnorit, duke thënë se është njeri me probleme.
“I ati i tij më tha: ‘Më vjen keq, djali im ka dalë nga rruga e Perëndisë. Pi raki nuk e di çfarë bën’. Është një person me psikozë alkooliste. Ka probleme të mëdha ekonomike. Ky person është lehtësisht i manipulueshëm”, tha Viktori.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ka siguruar fotot e Gjon Menës alias Altin Xhuxha, i cili ishte edhe shënjestra e atentatit me eksploziv në Kamëz. Mena shpëtoi paq në ate...
Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 917 qytetarë, 906 prej tyre për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.Strukturat e Policisë, krahas përm...
MORINË– Një shqiptar që jetonte në Suedi u arrestua sot nga policia në pikën kufutare të Morinës, pasi makina me të cilën udhëtonte rezultoi e vjedhu...
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar sot vendimin e Ministrisë së Brendshme për mosdhënien e azilit për shtetasin turk, Selami Simsek.P...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha do të tregojë informacione tronditëse për atentatin që ndodhi mëngjesin e sotëm ndaj Behar Sofisë. Përmes një statusi në Faceb...
TIRANË– Gjon Mena, shënjestra e atentatit të mirëorganizuar në Kamëz, kishte edhe një identitet të dytë. Dosja.al ka mësuar se Mena e ka ndërruar emrin në ...
TIRANË-Viktima Behar Sofia kishte kaluar COVID-19 kohët e fundit. Prej dy javësh nuk dilte nga banesa dhe për këtë arsye ka dyshime për nxjerrjen në pritë ...