Aktualitet

“Golf”-i përplaset me furgonin në Elbasan, plagoset shoferja dhe një këmbësor

25 Shkurt 2021, 14:19 Nga DOSJA
“Golf”-i përplaset me furgonin në Elbasan, plagoset

ELBASAN– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar si dhe drejtuesja e një prej mjeteve.

Burme nga policia bëjne me dije se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, ku mjeti tip “Golf”, me drejtuese shtetasen N.R., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, është përplasur me mjetin furgon, me drejtues shtetasin E.Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, i cili ishte këmbësor, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe drejtuesja e mjetit “Benz”, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll