Bota

Kosova pas zgjedhjeve, KQZ-ja refuzon mbi 16 mijë vota nga diaspora

25 Shkurt 2021, 12:56 Nga DOSJA
Kosova pas zgjedhjeve, KQZ-ja refuzon mbi 16 mijë vota nga diaspora

KOSOVË– Deri më tani janë kontrolluar rreth 57,568 fletëvotime nga diaspora nga ana e KQZ-së, sipas organizatës ‘Germin’.

Sipas njoftimit, deri sot në orën 12:00, 41 mijë e 280 votues janë aprovuar ndërsa 16 mijë e 288 janë refuzuar.

“Germin” përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook thotë se përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Ndërsa sipas “Germin”, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ-ja, para se të fillojë procesi i numërimit.

Postimi i plotë:

GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e…

Pubblicato da GERMIN su Giovedì 25 febbraio 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora germin zgjedhjet ne kosove germin zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll