Sport

“Fitoni ndaj Vllaznisë dhe keni premio”, Refik Halili do pikët por kështu ndihmon Partizanin, presidenti i Tiranës mbled

25 Shkurt 2021, 14:27 Nga DOSJA
“Fitoni ndaj Vllaznisë dhe keni premio”, Refik Halili do

TIRANË– Në mnëyrë indirekte, Tirana mund t’i japë një dorë rivalëve të Partizanit. Bardheblutë këtë fundjavë përballen me Vllazninsë në Shkodër, ndërsa Partizani do të presë Laçin. Të kuqtë ndodhen vetëm 4 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga shkodranët dhe në rast suksesi diferenca do të shkurtohej. Megjithatë presidenti i Tiranës  ka zbritur në fushë dhe ka takuar futbollistët, duke filluar me stafin e më pas me senatorët e skuadrës. Në takimet që presidenti ka pasur me futbollistët u ka rrëfyer lojtarëve që gjendja në renditje nuk është e mirë dhe skuadra është shumë poshtë në renditje.

“Nuk besoja që ne kampionët të ishim kaq poshtë në renditje. Në dy ndeshjet e fundit kam qenë i pakënaqur. Nuk duhet të kishim humbur”, mësohet t’u ketë thënë pak a shumë Halili lojtarëve bardheblu. Presidenti i Tiranës mësohet se u ka kërkuar lojtarëve që të reagojnë që në sfidën e radhës ndaj Vllaznisë, që sipas tij duhet të fitohet me patjetër.

“Gabimet për Tiranën tani janë të palejuara. Deri në fund duhet të fitojmë, sepse nëse nuk ia dalim në Shkodër i bie që të luajmë për asgjë këtë kampionat. Kjo nuk pranohet te Tirana. Minimalisht duhet të prekim Europën. Kam shumë besim te ju, pasi jeni kampionët dhe normalisht mund ta mundni çdo kundërshtar. Keni premio në rast se arrini të fitoni”. Përfundon Halili.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport refik halili tirana vllaznia refik halili tirana vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2021, 09:54

Tragjedia në Brazil, trondit edhe Liverpulin…

BRAZIL – Mësohet, se Hoze Agostino Beker, në moshën 57-vjeçare, është gjendur i mbytur në një liqen. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi brazilian F...

Sport 24 Shkurt 2021, 21:06

Izmir Smajlaj bën të heshtë Beogradi…

SERBI – Nuk ka më të ndalur Izmir Smajlaj, i cili regjistroi mbrëmjen e sotme një tjetër medalje të artë, duke i çuar ato në tre brenda vitit 2021 ...

Sport 24 Shkurt 2021, 22:03

BERGAMO– Në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave të Champions League, Atalanta është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Real Madrid. Një ndeshje me shumë p...