Sport

Mijëra tifozë në rrugët e Bergamos kanë pritur Atalantën, pavarësisht nga apeli për të shmangur grumbullimet

25 Shkurt 2021, 06:06 Nga DOSJA

ITALI – Asnjë grumbullim jashtë stadiumit “Gewiss”, për të shmangur skenat si ato që u panë të dielën pasdite rreth “San Siros” para derbit. Por thirrja e bërë nga ATS (Agjencia për Mbrojtjen e Shëndetit) të Bergamos për tifozët e Atalantës, në funksion të superndeshjes ndaj Real Madrid për Champions League, nuk u dëgjua.

Pak pas orës 17, rreth 200 tifozë u mblodhën afër stadiumit për një demonstrim të paautorizuar. Mbështetësit e zikaltërve, duke përfshirë koret, flamujt dhe banderola, u mblodhën në “Baretto” në rrugën “Giulio Cesare”, vendi i zakonshëm i takimit për tifozët e organizuar.

Pastaj rreth 3000 tifozë pritën ardhjen e autobuzit me lojtarët dhe stafin e Atalantës. Tifozët bergamaskë e shoqëruan atë përgjatë gjithë rrugës “Giulio Cesare”, deri sa autobuzi arriti në stadium, duke parakaluar midis dy krahëve të turmës, të kontrolluar nga policia. Banderolat, flamujt, koret dhe bombat e tymit, nuk munguan.

Grumbullimi nuk ishte një iniciativë e “Curva Nord”, por produkt i një thashethemi në “Whatsapp”. Kjo ishte mbledhja e dytë e tifozëve të Atalantës në kohën e kufizimeve anti-Covid, pas asaj në Zingonia më 10 shkurt, para gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë me Napolin.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta champions league real madridi atalanta champions league real madridi

Sondazh

Poll

Sport 24 Shkurt 2021, 21:06

Izmir Smajlaj bën të heshtë Beogradi…

SERBI – Nuk ka më të ndalur Izmir Smajlaj, i cili regjistroi mbrëmjen e sotme një tjetër medalje të artë, duke i çuar ato në tre brenda vitit 2021 ...

Sport 24 Shkurt 2021, 22:03

BERGAMO– Në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave të Champions League, Atalanta është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Real Madrid. Një ndeshje me shumë p...