Sport

Tragjedia në Brazil, trondit edhe Liverpulin…

25 Shkurt 2021, 09:54 Nga DOSJA

BRAZIL – Mësohet, se Hoze Agostino Beker, në moshën 57-vjeçare, është gjendur i mbytur në një liqen. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi brazilian Fluminenses nëpërmjet një postimi në Twitter.

Tragjedia e ndodhur në Brazil, ndërkohë ka tronditur edhe Liverpulin. Kjo, pasi Hoze Agostino Beker, është babai i Alison, portierit të kampionëve të “The Reds”, i cili ka një vëlla Murielin, që me Fluminensen, gjithashtu luan si portier.

Babai i dy vëllezërve portierë, Hoze Agostino Beker, pasditen e djeshme kishte dalë për të shëtitur. Vonesa e tij ka alarmuar familjarët, të cilët kanë njoftuar policinë, e cila e ka gjetur trupin e viktimës të mbytur në një liqen pranë shtëpisë.

“Klubi i Fluminense shpreh hidhërimin e thellë për vdekjen e Hozé Agostino Beker, babait të portierëve Muriel dhe Alison. Ngushëllime gjithë miqve dhe familjarëve”,- shkruhet në ngushëllimin e klubit brazilian.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alison beker muriel beker portieri i fluminenses portieri i liverpulit alison beker muriel beker portieri i fluminenses portieri i liverpulit

Sondazh

Poll

Sport 24 Shkurt 2021, 21:06

Izmir Smajlaj bën të heshtë Beogradi…

SERBI – Nuk ka më të ndalur Izmir Smajlaj, i cili regjistroi mbrëmjen e sotme një tjetër medalje të artë, duke i çuar ato në tre brenda vitit 2021 ...

Sport 24 Shkurt 2021, 22:03

BERGAMO– Në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave të Champions League, Atalanta është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Real Madrid. Një ndeshje me shumë p...