Sport

Reja në vend të Gattusos te Napoli, Armand Duka flet për të ardhmen e teknikut italian: Po e specifikoj tani që…

25 Shkurt 2021, 13:35 Nga DOSJA
Reja në vend të Gattusos te Napoli, Armand Duka flet për të

SHQIPËRI-Armand Duka, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit, foli për Radio Kiss Kiss Napoli. Numri një i futbollit shqiptar i është përgjigjur interesimit të mediave italiane, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë që tekniku i përfaqësueses italiane të zëvendeësojë në pankinën napolitane Genaro Gattuso, qoftë edhe përkohësisht.

“Reja në Napoli në vend të Gattusos? “Më kanë ardhur këto zëra, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar kurrë dhe Reja nuk më tha për mundësinë e të bërit një punë të dyfishtë si trajner. Por po e specifikoj tani, që është një mundësi për tu përjashtuar kategorikisht: nuk mund të bëhet, një trajner nuk mund të jetë në një ekip kombëtar dhe një klub në të njëjtën kohë. Nuk do të ndodhë ”.

Armand Duka foli edhe për penalizimin që po i bëhet klubeve italiane në Europë nga arbitrimi, por edhe te lojtarët shqiptarë që po luajnë në elitën e futbollit italian.

“Arbitrat mund të bëjnë gabime ashtu si gabojnë futbollistët apo trajnerët. Përkundrazi, skuadrat italiane janë të këndshme për të gjithë dhe nuk jam dakord me ata që thonë se janë në shënjestër të gjyqtarëve. Do të shtoja se të gjitha klubet e të gjitha kombeve ndonjëherë ankohen. Gabimet e gjyqtarëve janë thjesht pjesë e lojës. Jam i lumtur që lojtarët shqiptarë po luajnë mirë me ekipet e tyre përkatëse, shikoni për shembull te Djimsiti dje me Atalanta. Shpresojmë të bëjmë mirë në impenjimet tona zyrtare në mars” përfundoi Armand Duka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka edy reja napoli duka edy reja napoli

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2021, 09:54

Tragjedia në Brazil, trondit edhe Liverpulin…

BRAZIL – Mësohet, se Hoze Agostino Beker, në moshën 57-vjeçare, është gjendur i mbytur në një liqen. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi brazilian F...

Sport 24 Shkurt 2021, 21:06

Izmir Smajlaj bën të heshtë Beogradi…

SERBI – Nuk ka më të ndalur Izmir Smajlaj, i cili regjistroi mbrëmjen e sotme një tjetër medalje të artë, duke i çuar ato në tre brenda vitit 2021 ...

Sport 24 Shkurt 2021, 22:03

BERGAMO– Në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave të Champions League, Atalanta është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Real Madrid. Një ndeshje me shumë p...