Sport

Ylli i skuadrës tremb drejtuesit e Bayern Munich: Nuk e di nëse do e mbyll karrierën time në këtë klub

25 Shkurt 2021, 10:14 Nga DOSJA
Ylli i skuadrës tremb drejtuesit e Bayern Munich: Nuk e di nëse do e

GJERMANI– Kingsley Coman, futbollisti i Bayern Munich ka trembur tifozët bavarezë duke u shprehur se nuk e shikon veten përjetësisht te kampionët e Gjermanisë. Sulmuesi është vetëm 24-vjeç,por ky është sezoni i 6-të me skuadrën gjermane. Në vitin 2015-të francezi la Juventusin për t’u transferuar te Bayern Munich për 28 milionë euro, ndërsa duhet përmendur se Coman është një nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët bavarezë.

“A do ta përfundoj karrierën time te Bayern Munchen? Nuk është diçka e  pamundur, por është shumë shpejt për ta thënë. Jam vetëm 24 vjeç, por ky aktuali është sezoni i 6-të që po luaj me Bayernin.

Nuk mund të them me bindje se do të qëndroj këtu deri në fund të karrierës sime. Edhe para se të vija këtu e dija se Bayerni ishte dhe është një klub i shkëlqyer. Më vonë e kuptova se ishte më shumë se aq, pasi këtu ka më shumë ambicie se në çdo klub tjetër për të fituar”, nënvizoi Coman.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich kingsley coman bayern munich kingsley coman

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2021, 09:54

Tragjedia në Brazil, trondit edhe Liverpulin…

BRAZIL – Mësohet, se Hoze Agostino Beker, në moshën 57-vjeçare, është gjendur i mbytur në një liqen. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi brazilian F...

Sport 24 Shkurt 2021, 21:06

Izmir Smajlaj bën të heshtë Beogradi…

SERBI – Nuk ka më të ndalur Izmir Smajlaj, i cili regjistroi mbrëmjen e sotme një tjetër medalje të artë, duke i çuar ato në tre brenda vitit 2021 ...

Sport 24 Shkurt 2021, 22:03

BERGAMO– Në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave të Champions League, Atalanta është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Real Madrid. Një ndeshje me shumë p...