Bota

Foto/ Një i ri nga Argjentina thotë se pa imazhin e legjendës së futbollit Maradona, të reflektuar në këmbën e të dashu

25 Shkurt 2021, 12:50 Nga DOSJA
Foto/ Një i ri nga Argjentina thotë se pa imazhin e legjendës

ARGJENTINË– Një 17-vjeçar është i bindur se ka parë fytyrën e legjendës së ndjerë të futbollit Diego Armando Maradona të reflektuar në këmbën e saj.

Sipas DailyMail, Julian Gonzalez dhe partnerja e tij Luciana kishin shkuar në plazh në Santa Teresita, në jug të Buenos Aires, Argjentinë. Ai mbeti i hutuar kur pa atë që sipas tij ishte fytyra e yllit argjentinas të futbollit që shfaqej në këmbën e Luciana pasi ajo po rrinte në rrezet e diellit.

‘Ne po hanim dhe unë pashë këmbën e saj. Kjo ishte kur kuptova shenjën që ajo kishte. Ajo më tha që edhe ajo e pa, por që nuk i interesonte. Si tifoz, e kuptova shpejt’. – tha ai.

Julian shpejt bëri një foto të rrezeve të diellit dhe e postoi atë në Instagram. Ai e postoi foton në Instagram ky pyeste ndjekësit e tij nëse dhe ata arrinin të shihnin imazhin e Mradonës, ku 90% u përgjigjën me PO.

Julian zbuloi se ai ishte një tifoz i madh i Maradona, i cili vdiq më 25 nëntor nga një atak kardiak në moshën 60 vjeç.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota diego armando maradona julian gonzalez diego armando maradona julian gonzalez

Sondazh

Poll