Bota

KFOR-i paralajmëron stërvitje me helikopterë në të gjithë Kosovën

24 Shkurt 2021, 17:00 Nga DOSJA
KFOR-i paralajmëron stërvitje me helikopterë në të

KOSOVË-Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojnë një stërvitje rutinore në Kosovë.

Sipas Gazeta Express, kjo stërvitje do të përfshijë edhe helikopterë të shumtë.

“KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë ”, thuhet në komunikatë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove kosove

Sondazh

Poll