Bota

Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në Europë, ishte fshehur në më shumë se 1,700 kanaçe

24 Shkurt 2021, 15:18 Nga DOSJA
Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në Europë, ishte

BERLIN– 16 tonelata kokainë janë sekuestruar në doganën e Hamburgut në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kapur në Europë. Autoritetet doganore gjermane kapën mbi 16 tonë kokainë në 5 kontejnerë që mbërritën në Hamburg nga Paraguai, ndërsa 7.2 tonë kokainë u kapën në Belgjikë. Mësohet se në pranga ra një i dyshuar  në Holandë.

Prokuroria Kombëtare Holandeze, duke iu referuar shumës totale, tha se “kurrë më parë nuk është kapur kaq shumë kokainë” në një operacion të vetëm.

Oficerët zbuluan kokainën të fshehur në më shumë se 1,700 kanaçe dhe ishte destinuar për një 28-vjeçar nga qyteti holandez i Vlaardingen, i cili u arrestua, thanë prokurorët holandezë.

Hetimet para arrestimit çuan në një dërgesë tjetër kontejnerësh, të cilët ishin rrugës nga Panamaja në portin belg të Antëerpen.

Rotterdam, Antwerp dhe Hamburg janë tre portet më të ngarkuara të mallrave në Bashkimin Evropian.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kapen 16 ton kokaine ne gjermani kapen 16 ton kokaine ne gjermani

Sondazh

Poll