Bota

E rëndë! 27-vjeçari në Britani, godet për vdekje të dashurën e tij 62-vjeçare në Bullgari, trupin e varros në kopsht

24 Shkurt 2021, 16:50 Nga DOSJA
E rëndë! 27-vjeçari në Britani, godet për vdekje

BRITANIA E MADHE-Tina Eyre, një 62-vjeçare britanike është rrahur në një fermë bullgare me lopatë nga i dashuri i saj më i ri në moshë.

Tina Eyre, u gjet në një pellg gjaku në një hambar në pronën e saj në qytetin verior të Veliko Tarnovo. Ish-sekretarja ligjore nga Gloucester, nuk ishte parë prej ditësh nga fqinjët e saj dhe nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të postës lokale të telefonit.

Punonjësja e postës,  lajmëroi kryebashkiakun lokal i cili, dërgoi dy persona ta kërkonin.  Kur shkuan në shtëpinë e saj gjetën të dashurin, një person me ngjyrë 26-vjeçar nga Bullgaria, duke hapur një gropë në kopshtin e saj.

Kur ata e pyetën çfarë po bënte ai u përgjigj se pronarja i kishte kërkuar të kujdesej për qentë e saj, por kur ata nisën të dyshonin, i riu u largua nga kopshti i fqinjëve

Trupi i Tinas u gjet pas kontrollit të mëpasshëm në shtëpi, dhe besohet se është vrarë me të njëjtën lopatë me të cilën burri po gërmonte në kopësht.

Ndërkohë, 27-vjeçari ka pranuar vrasjen dhe motivi i vrasjes sipas mediave mund të ketë qenë xhelozia.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe tina eyre britania e madhe tina eyre

Sondazh

Poll