Bota

Ministri i Bujqësisë flet për aksionin e policisë: Jemi në bashkëpunim me autoritete

24 Shkurt 2021, 15:02 Nga DOSJA
Ministri i Bujqësisë flet për aksionin e policisë: Jemi

KOSOVË-Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, në një konferencë për shtyp ka treguar se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për aksionet si ky i sotmi.

Po ashtu, sipas Gazeta Express, ai ka thënë se do të jetë i rezervuar në përgjigje për shkak se ende janë duke u zhvilluar hetime. Gjithashtu, ndër të tjera ai ka shprehur bashkëpunimin e tij me organet e drejtësisë.

“Çdo gjë e kemi adresuar të institucionet e drejtësisë, ftoj organet e drejtësisë këtë çështje ta çojnë deri në fund. Mbetemi të gatshëm të bashkëpunojnë. Falënderoj organet e drejtësisë për punën e tyre dhe do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë. Shpresoj që hetimet të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit. Për më shumë detaje e keni dëgjuar prokurorin dhe nuk dua të komentojë. Të gjitha veprimet tona kanë qenë në koordinim me organet e shtetit“, deklaroi më tutje Mustafa.

I pyetur nëse është aksioni me qëllim politikë, për shkak se është kryer në komuna që udhëhiqen nga LDK-ja, ai është përgjigjur se është nga organet e drejtësisë.

“Kjo çështje nuk është politike dhe e thash edhe më herët që nuk dua të komentojë. Ka qenë një aksion i organeve të drejtësisë”, ka thënë ai.

Lajmi kryesor:FOTO/ Policia aksion në Kosovë, arrestohen 12 persona në Istog dhe në Ministrinë e Bujqësisë, sekuestrohen 2 çanta me para, Miftaraj ironizon: Viktimat ishin katër lopë, tre dele dhe dy keca

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aksioni i policise se kosoves aksioni i policise se kosoves

Sondazh

Poll