Bota

“Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon Covid-19″/ Pritet vendimi përfundimtar i FDA-së

24 Shkurt 2021, 15:17 Nga DOSJA
“Vaksina Johnson & Johnson me një dozë parandalon

SHBA-Vaksina anti-Covid Johnson & Johnson, me një dozë të vetme është efektive 66% në parandalimin e formave mesatare deri të rënda të virusit dhe është e sigurt për t’u përdorur, sipas një analize nga rregullatorët amerikanë përpara një vendimi përfundimtar.

Sipas TheGuardian, mësohet se ditën e nesërme këshilltarët e pavarur të Administratës së Ushqimit dhe Barnave do të diskutojnë nëse provat janë mjaft të forta për të rekomanduar dozat. Vendimi përfundimtar, pritet të dalë brenda pak ditësh.

J&J testoi opsionin e saj me dozë të vetme në 44,000 njerëz në SHBA, Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut. Për shkak se versione të ndryshme të virusit po qarkullojnë në disa vende, studiuesit analizuan rezultatet gjeografikisht.

J&J njoftoi më parë se vaksina funksionoi më mirë në SHBA duke garantuar një efektivitet prej 72% ndaj rasteve të lehta e të rënda të COVID-19-s, krahasuar me 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut.

Vaksinat Pfizer dhe Moderna që përdoren në SHBA dhe shumë vende të tjera duhet të mbahen të ngrira, ndërsa J&J mund të zgjasë tre muaj në frigorifer, duke e bërë më të lehtë trajtimin. Vaksina e AstraZeneca, e përdorur gjerësisht në Evropë, Britani dhe Izrael, është bërë në mënyrë të ngjashme dhe gjithashtu kërkon ftohje, por merret me dy doza.

 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina johnson & johnson vaksina johnson & johnson

Sondazh

Poll