Bota

Italia mund të zgjasë masat izoluese edhe një muaj, ministri i shëndetësisë: Mutacionet përbëjnë një rrezik

24 Shkurt 2021, 15:28 Nga DOSJA
Italia mund të zgjasë masat izoluese edhe një muaj, ministri i

ITALI-Italia mund të zgjas kufizimet edhe për një muaj. Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga ministri i saj i shëndetësisë Roberto Speranza.

“Italia duhet të mbajë kufizime për një muaj tjetër për shkak të kërcënimit që paraqitet nga llojet e reja të koronavirusit,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka zbuluar se qeveria mund të  miratojë një dekret të ri në ditët në vijim, për të zgjatur një sistem me tre nivele të kufizimeve rajonale, të cilat ishin vendosur deri më datën 5 mars.

“Ne nuk jemi në asnjë gjendje epidemiologjike sot për të zbutur masat kundër pandemisë. T’i thuash vendit të vërtetën është një detyrim që ne të gjithë duhet ta ndiejmë me forcë, edhe kur kjo e vërtetë është e pakëndshme,”- tha ministri.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se 25 qytete ose provinca italiane kishin kaluar kohët e fundit në bllokim për shkak të shpërthimeve të llojeve britanike, të Afrikës së Jugut ose braziliane të koronavirusit.

“Shkalla më e shpejtë e transmetimit të varianteve të reja e bën akoma më thelbësore për vendin zgjas masat,”-tha Speranza.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID në botë/ Mbi 112 infektime dhe gati 2,5 milion të vdekur, SHBA gati paketën prej 1.9 trilion dollarësh

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne itali itali koronavirusi ne itali covid-19 ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll