Sport

Aksidenti i rëndë, Tiger Woods i nënshtrohet një operacioni në këmbën e djathtë

24 Shkurt 2021, 10:54 Nga DOSJA

SHBA – Golfisti Tiger Woods u dërgua me urgjencë, në një spital me dëmtime serioze në këmbë, të martën në mëngjes në Los Anxheles, pasi ishte përfshirë në një aksident me një makinë në një zonë kodrinore, e njohur për përplasjet e makinave.

Policia arriti në vendin e ngjarjes gjashtë minuta më vonë dhe gjeti Tiger Woods të bllokuar në një SUV që ishte rrotulluar, tha Aleks Vilanueva, sherifi i qarkut Los Anxheles. Sapo u nxorr nga makina, Woods u dërgua me ambulancë në qendrën mjekësore në Harbur, qendra më e afërt e traumës, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Woods është “zgjuar, i përgjegjshëm në dhomën e tij të spitalit”, pasi mjekët kryen një operacion, pas disa disa dëmtimeve në këmbën e djathtë, njofton vetë golfisti në profilin e tij në rrjetin social në “Twitter”.

Dr. Anish Mahajan, shefi i qendrës mjekësore në Harbur, tha se në këmbën e djathtë të Woods, tibia dhe fibula, ishin thyer në shumë vende dhe se ishin “thyerje të hapura”. Ai shtoi gjithashtu se mjekët i kishin “stabilizuar dëmtimet”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksidenti i frikshem golfisti tiger woods aksidenti i frikshem golfisti tiger woods

Sondazh

Poll