Sport

Dëmtimi i Dibalës, gjuri ende dhemb dhe rikthimi është një enigmë

24 Shkurt 2021, 09:56 Nga DOSJA
Dëmtimi i Dibalës, gjuri ende dhemb dhe rikthimi është

ITALI – Juventus-Krotone, dukej si ndeshja perfekte për rikthimin, por në prag të saj, Pirlo duhej të shpjegonte se për të parë Paulo Dibalën në fushë, do të duhej të pritej edhe pak. Ka qenë një vit shumë i veçantë ky për argjentinasin, i cili filloi me golin ndaj Interit në 8 mars të vitit të kaluar, vazhdoi me Covid, dëmtimin ndaj Sampdorias që e detyroi atë të kthehej me ngut ndaj Lionit. Më pas ndalesa e re, problemet në ndeshjen me përfaqësuesen e Argjentinës, deri te dëmtimi në Juventus-Sasuolo, më 10 janar.

Raporti mjekësor, i referohej një dëmtimi të shkallës së ulët të ligamentit kolateral të gjurit të majtë, për të cilin nevojitet të një ndalesë disa javore. Mirëpo, një muaj e gjysmë më vonë, dhimbja vazhdon ta shqetësojë sulmuesin argjentinas i cili tani po mendon për kohën e riaftësimit. Mbi të gjitha, kjo vihet në dyshim nga Juve, e cila ka nevojë për kontributin e tij.

Problemet fizike, që e mundojnë Dibalën kohët e fundit, gjithashtu kanë ngadalësuar edhe diskutimet për rinovimin e kontratës. Paratici kohët e fundit deklaroi: “Ne kemi biseduar për të dhe ne po flasim për të. Do të vazhdojmë të flasim për të edhe në ditët dhe muajt e ardhshëm”. Eshtë e qartë, që drejtuesit e Juventusit duan të kuptojnë nëse, herët a vonë, Dibala i vërtetë do të rikthehet i aftë për t’i zgjidhur ndeshjet me një goditje të shkëlqyeshme, para se të ndërmarrin një operacion të rëndë për arkat e klubit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardhezinjte demtimi i dibala juventus paolo dibala seria a sulmuesi argjentinas bardhezinjte demtimi i dibala juventus paolo dibala seria a sulmuesi argjentinas

Sondazh

Poll