Sport

Matje: “Grizman bëri gabim që shkoi te Barça. Lenglet? Ata po e vrasin atë”

24 Shkurt 2021, 06:19 Nga DOSJA
Matje: “Grizman bëri gabim që shkoi te Barça. Lenglet?

FRANCE – I intervistuar nga “RAC1”, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Xheremi Matje foli për vështirësitë e dy bashkatdhetarëve të tij, Antua Grizman dhe Klement Lenglet, të cilët janë vënë në qendër të kritikave të shumta nga katalanët.

“Antuan nuk mund të shprehet në të njëjtin nivel, si dikur kur ishte te Atletiko Madrid. Mendoj se ishte gabim për të që shkoi te blaugranët, – është shprehur Metju.

Lenglet? Më kujton atë që kam përjetuar në vitin tim të fundit, ata po e vrasin atë. Edhe nëse luan në formacion, ata të gjithë do të sulmojnë atë, siç ndodhi edhe me mua. Ndihesha vetëm në dhomën e zhveshjes dhe askush nuk më ka mbështetur atëherë. Tani për të duket e njëjta gjë, por ai duhet të rezistojë”.

Xheremi Matje, aktualisht 37-vjeç, pasi ishte aktivizuar për 5 sezone te Valencia, u tranferuar te skuadra e Barcelonës. Me fanellën “blaugrana” ai zhvilloi 61 ndeshje dhe shënoi 3 gola gjatë gjatë qëndrimit të tij tre-vjeçar me katalanët.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antuan grizman barcelona klement leglet skuadra katalane xheremi matje antuan grizman barcelona klement leglet skuadra katalane xheremi matje

Sondazh

Poll