Bota

Drejtori i Krimeve Ekonomike, Sahiti: Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, janë rreth 400 mijë euro

24 Shkurt 2021, 14:16 Nga DOSJA
Drejtori i Krimeve Ekonomike, Sahiti: Paratë janë gjetur në

KOSOVË-Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti ka zhvilluar një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se vlera e shumës së parave të sekuestruara gjatë aksionit të policisë është rreth 400 mijë euro.

Sipas Telegraf, ai ka thënë se është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa zyra që funksionojnë në kuadër të AZHB-së në disa komuna.

“Janë konfiskuar diku rreth 400 mijë euro. Në kuadër të aksionit janë bastisur disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë”, ka thënë Sahiti.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se parat janë gjetur në shtëpitë e të disa të arrestuarve, që dyshohen për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti,”-ka thënë ai. 

Lajmi kryesor:FOTO/ Policia aksion në Kosovë, arrestohen 12 persona në Istog dhe në Ministrinë e Bujqësisë, sekuestrohen 2 çanta me para, Miftaraj ironizon: Viktimat ishin katër lopë, tre dele dhe dy keca

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aksioni i policise se kosoves ministria e bujqesise policia e kosoves aksioni i policise se kosoves ministria e bujqesise policia e kosoves

Sondazh

Poll