Bota

Aksioni i policisë në Kosovë/ Gruaja e një prej të dyshuarve në Batllavë tentoi ta fshihte çantën me para, policia i gj

24 Shkurt 2021, 14:41 Nga DOSJA
Aksioni i policisë në Kosovë/ Gruaja e një prej të

KOSOVË-Në aksionin e zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Kosovës, janë gjetur 400 mijë euro kesh. Sipas Gazeta Express, ato janë gjetur në dy lokacione në Gjilan dhe në Batllavë.

Ndërkohë, drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti, ka treguar se paratë janë gjetur nëpër dhoma dhe në tualet, madje ai ka zbuluar se gruaja e një prej të dyshuarve në Batllavë është përpjekur ti fsheh ato.

“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, në Batllavë dhe Gjilan. Janë gjetur në dhomë, në tualet, një vend gruaja e të dyshuarit ka tentuar me i fsheh paratë, kjo e fundit ka ndodh në Batllavë”, konfirmoi për Express Sahiti.

Nga operacioni i zhvilluar u arrestuan 12 persona, nga kjo shifër 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë. Ndërsa, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media ka thënë se përveç parave janë sekuestruar edhe vetura, telefona dhe kompjutera.

Lajmi kryesor:FOTO/ Policia aksion në Kosovë, arrestohen 12 persona në Istog dhe në Ministrinë e Bujqësisë, sekuestrohen 2 çanta me para, Miftaraj ironizon: Viktimat ishin katër lopë, tre dele dhe dy keca

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aksioni i policise se kosoves ministria e bujqesise aksioni i policise se kosoves ministria e bujqesise

Sondazh

Poll