Bota

Mustafa: Deri në fund të javës do të caktojmë datën për Kuvendin për të vendosur mbi kryetarin e ri të LDK-së

24 Shkurt 2021, 13:56 Nga DOSJA
Mustafa: Deri në fund të javës do të caktojmë

KOSOVË– Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një përgjigje për Gazetën Express ka treguar se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së nga ku do të dalë shefi i ri i partisë.

“Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të LDK-së”, – ka thënë Mustafa.

I pyetur rreth kandidaturës së Anton Qunit dhe emrave të tjerë të përfolur për pozitën e të parit të LDK-së, Mustafa ka thënë procesi është i hapur për pretendentët dhe propozimet që mund të bëhen në Kuvendin zgjedhor të LDK-së.

“Procesi është i  hapur për pretendentët dhe për propozime në Kuvend”,- ka shtuar tutje kreu në dorëhqeje i LDK-së.

Ndërkohë sa u përket akuzave të bëra drejt tij se po dëshiron që të imponojë emrin që do ta pasojë në karrigen e të parit të LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se kryetarin e ri e zgjedh Kuvendi i LDK’së.

Dorëheqja e Mustafës nga pozita e shefit të LDK-së ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, prej ku LDK-ja ka marrë rezultatet më të dobëta që nga themelimi i saj.

Me Hotin si kandidat për kryeministër, LDK-ja ka marrë pak më shumë se 100 mijë vota, duke shënuar rënie prej 50 %, krahasuar me zgjedhjet e tetorit 2019.

(d.a/dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa zgjedhjet ne kosove isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2021, 12:25

SHBA– Modelja e njohur Chrissy Teigen me anë të disa postimeve në Instagram, ka njoftuar se ajo është ‘ndarë’ me Joe Biden në Twitter.Teigen i...