Bota

Greqia bëhet gati për turizëm, i kërkon BE-së të aprovojë “passaportat e vaksinimit” 

24 Shkurt 2021, 13:29 Nga DOSJA
Greqia bëhet gati për turizëm, i kërkon BE-së të

GREQI- Greqia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të “lëvizë më shpejt duart” me bërjen gati të  ‘pasaportave të vaksinave’. Ansa shkruan se pas miratimit të “passaportave të vaksinimt”, Greqia do të rihapë dyert për turizëm në kohë për pushimet verore.

Në një intervistë me Financial Times, Ministri grek i Turizmit, Harry Theocharis theksoi se vendosja e një çertifikate që vërteton vaksinimin duhet të ketë përparësi të menjëhershme për Bashkimin Evropian.

“Duke parë reagimin e disa vendeve ndaj propozimeve të qeverisë greke në lidhje me certifikatën e vaksinimit, ka një ndjenjë miopie. Dhe ndërsa ka shumë për të bërë për t’u përgatitur për hapjen e turizmit dhe ekonomisë, shumë vende janë përqendruar shumë në situatën aktuale. Por ne duhet të lëvizim më shpejt”, tha Theocharis.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 182,783 persona me Covid, ndërsa 6,343 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni harry theocharis passaporte vaksinimi harry theocharis passaporte vaksinimi

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2021, 12:25

SHBA– Modelja e njohur Chrissy Teigen me anë të disa postimeve në Instagram, ka njoftuar se ajo është ‘ndarë’ me Joe Biden në Twitter.Teigen i...