Politike

Kuvendi/ Basha: Negociatat nuk hapen në qeshor, ky është morti i dytë për shqiptarët

14 Shkurt 2019, 10:13 Nga DOSJA
Kuvendi/ Basha: Negociatat nuk hapen në qeshor, ky është morti i

TIRANË- Fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur me ngushëllime lidhur me tragjedinë e ndodhur në vendin fqinjë ku 14 persona humbën jetën.

Më tej, ai ka folur mbi rolin e shqiptarëve në anëtarsimin në NATO dhe më pas ka komentuar situatën në vend.

Sot nuk është një seancë normale dhe për disa arsye. Ratifikimi i Maqedonisë në NATO-s po ndodh në kontekstin e një morti. Aksidenti ka tronditur thellë popullin shqiptar dhe atë të Maqedonisë. Anëtarsimi në NATO është meritë e madhe e të gjithë faktorit politik të vendit fqinj dhe atij shqiptar. Ky është qëndrimi politik i shqiptarëve. Jemi kombi më proamerikan dhe kombi më euroatlantik. Po kush jemi ne që të merremi me hallet dhe problemet e Maqedonisë? Këta njerëz ketu kanë ardhur në pushtet si shprehje e një grushti kriminelësh. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të festojmë me ju. Shqipëria nuk do ta marrë hapjen e negociatave në qershor. Ky është morti i dytë zoti Xhaferri, mori i rënies së shtetit të Shqipërisë. Një grup oligarkësh që kanë kapur Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse në këtë ditë ne nuk mund të festojmë me ju, por frika e tyre është që këtë qershor Shqipëria nuk mund ta marrë dritën jeshile të hapjes së negociatave. Sot kemi një problem të gjithë problemeve. Të shtunën do jetë protesta më e madhe,”-tha Basha.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha seanca pleanare 14 shkurt 2019 lulzim basha seanca pleanare 14 shkurt 2019

Sondazh

Poll