Sport

Metzelder akuzohet për pedo-pornografi, gjyqi në fund të prillit…

23 Shkurt 2021, 11:31 Nga DOSJA

GJERMANI – Një histori e keqe, shumë e keqe. Ajo daton nga viti 2019. Në fund të prillit Kristof Metzelder do të duhet të paraqitet në gjykatë, për t’iu përgjigjur akuzës se ka marrë dhe më pas ka shpërndarë materiale pornografike me fëmijë.

Ish-mbrojtësi i Dortmundit, Real Madrid dhe Shalke dyshohet se ka marrë dhe më pas ka shpërndarë ​​29 imazhe dhe video, përfshirë disa me të mitur të përdhunuar.

Sipas rindërtimeve të ngjarjes nga mediat gjermane, Metzelder ka patur correspondence dhe ka shkëmbyer materiale pedo-pornografike me një grua nga Hamburgu, gjithashtu nën hetim.

Prezumimi i pafajësisë është i vlefshëm në Gjermani deri në vendimin përfundimtar. Për momentin, Metzelder ka hedhur poshtë çdo akuzë. Megjithatë, disa muaj më parë, gjykata administrative e Dyseldorfit, foli për një pranim të fajit, pa specifikuar se çfarë.

Në Gjermani, Metzelder në të vërtetë është portretizuar gjithmonë si një model, pikërisht sepse ai kishte promovuar publikisht të drejtat e fëmijëve disa herë (në 2006 ai themeloi një shoqatë për të ndihmuar të rinjtë në vështirësi).

Pikërisht për këtë arsye, në vitin 2017, ai madje mori një Kryq Federal të Meritës. Por tani si hero e gjen veten protagonist të një historie të shëmtuar, shumë të shëmtuar.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-mbrojtesi i dortmundit pedofili real madridit shalkes ish-mbrojtesi i dortmundit pedofili real madridit shalkes

Sondazh

Poll