Sport

Lazio-Bayern Munich, Miroslav Klose paralajmëron bavarezët: Duhet të keni kujdes nga…

22 Shkurt 2021, 15:39 Nga DOSJA
Lazio-Bayern Munich, Miroslav Klose paralajmëron bavarezët: Duhet

ROMË– Do të jetë një ndeshje e veçantë mes Lazios dhe Bayern Munich për Miroslav Klose. Ish-sulmuesi është ndihmës trajner i bavarezëve, por ai nuk e harron të kaluarën e tij si bardhekaltër. Në Romë ai e përfundoi karrierën e tij si një njeri i madh.  Ndërsa në prag të ndeshjes Klose ka paralajmëruar gjermanët që mos ta marrin lehtë ndeshjen.

“I kam ndjekur me me shumë vëmendje disa ndeshje të Lazios, sidomos ato të Ligës së Kampioneve me Dortmundin. Kanë në grupin  e tyre lojtarë të shumë të mirë si Luis Alberto, Immobile apo Correa. Gjithashtu Milinkovic luan shumë mirë në të djathtë të mesfushës dhe e mbron topin në mënyrë perfekte. Lazio ka disa armë të rrezikshme me të cilat mund të na dëmtojë”.

Bayern Munich prezantohet në këtë duel pas suksesit në Botërorin e Klubeve por edhe pas humbjes 2-1 në kampionat kundër Eintracht Frankfurt, ndërsa Lazio do të zbresë në “Olimpico” pas suksesit 1-0 ndaj Sampdorias.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich klose bayern munich klose

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2021, 21:00

Gatuzo “mbyt” me duar mbrojtësin shqiptar

ITALI – Ivan Xhenaro Gatuzo, sot trajneri i Napolit, njihet si një ish-lojtar, por edhe sot në rolin e teknikut, njihet për grintën e tij. Sot shpërthimin...