Sport

VIDEO/ Juventus është super me Ronaldon, portugezi mund i vetëm Crotonen dhe kap kreun e golashënuesve

22 Shkurt 2021, 22:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Juventus është super me Ronaldon, portugezi mund i vetëm

TORINO- Në ndeshjen e fundit të javës së 23-të Juventus fiton ndaj Crotones me shifrat 3-0. Një ndeshje që foli vetëm për bardhezinjtë.Miqtë rezistuan deri në minutën e 38-të, pasi Cristiano Ronaldo shënoi me kokë pas asistimit të Alex Sandros. Gjyqtari u sinjalizua nga sistemi VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por gjyqtari Valerio Marini konfirmoi golin si  të rregullt.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Ronaldo realizoi golin e dytë, sërish me kokë, këtë herë në bashkëpunim me Aaron Ramsey-n, që krosoi saktë për portugezin. Ndeshja praktikisht u mbyll nga golin i McKennie-t, i treti për bardhezinjtë në këtë mbrëmje.

Juventusi pati mundësi të tjera për ta thelluar rezultatin, gjithsesi shifrat mbetën ato të fiksuara në minutën e 66-të. Një sukses që e katapulton “Zonjën e Vjetër” në vendin e tretë, duke parakaluar tri skuadra: Romën, Atalantën dhe Lazion.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crotone juventus crotone juventus

Sondazh

Poll