Sport

FOTO/ Organizuan tubim jashtë San Siros, tifozët e Milanit dhe Interit në telashe, policia nis masat për…

22 Shkurt 2021, 15:51 Nga DOSJA
FOTO/ Organizuan tubim jashtë San Siros, tifozët e Milanit dhe Interit

MILANO-Grumbullimi i tifozëve të Milanit dhe Interit jashtë San Siro-s para derbit rrezikon të ketë pasoja ligjore: hetuesit e selisë policore të Milanos kanë filluar të analizojnë pamjet filmike të kamerave në zonë për të identifikuar protagonistët e tubimeve, të cilët do të identifikohen dhe do të gjobiten me 400 euro për shkelje të masave anti-Covid.

Flitet për mbi 5,000 tifozë që mbërritën pranë stadiumit para ndeshjes: jo vetëm ultras të të dy skuadrave, por edhe familje ose baballarë me fëmijë. – Siç shpjegon Repubblica – policia preferoi të mos ndërhynte për të parandaluar ndonjë konfrontim.

Por dy tifozëritë kanë shkelur rregullat, për të mos përmendur që shumë persona nuk e kanë mbajtur maskën në mënyrë korrekte ose nuk e kanë vendosur fare. Një skenë që ka shqetësuar qytetin, aktualisht Milano është në zonën e verdhë, por me infeksione në rritje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2021, 21:00

Gatuzo “mbyt” me duar mbrojtësin shqiptar

ITALI – Ivan Xhenaro Gatuzo, sot trajneri i Napolit, njihet si një ish-lojtar, por edhe sot në rolin e teknikut, njihet për grintën e tij. Sot shpërthimin...