Sport

Tirana i jep lamtumirën e parakohshme ish-kapitenit të saj, Tit Hyseni

22 Shkurt 2021, 22:06 Nga DOSJA

TIRANE – Sot familja bardheblu e kryeqytetit ka mësuar lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kapitenit të saj në vitet ’70-’80, mbrojtësit Seit, apo Tit Hyseni, siç e kanë thirrur miqtë dhe tifozët kryeqytetas.

Ish-futbollisti i njohur, i infektuar prej disa ditësh, nuk arriti ta fitonte betejën për jetën ndaj virusit të kobshëm Covid-19. Pas presidentit të FSHF-së, Armand Duka, edhe klubi i Tiranës shpreh ngushëllime për familjarët e Hysenit.

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Seit Hyseni. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish kapitenit të Tiranës në vitet 70’ 80’. Prehu në paqe Seit Hyseni”,- shkruhet në ngushëllimin që bën klubi bardheblu për humbjen e parakohshme të një prej futbollistëve të shquar të Tiranës.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-kapiteni i bardhebluve klubi i tiranes seit hyseni tit hyseni ish-kapiteni i bardhebluve klubi i tiranes seit hyseni tit hyseni

Sondazh

Poll