Sport

Guardiola apo Mourinho? IFFHS jep vendimin për trajnerin më të mirë të shekullit

23 Shkurt 2021, 11:18 Nga DOSJA
Guardiola apo Mourinho? IFFHS jep vendimin për trajnerin më të

ANGLI-Tottenhami i Jose Mourinho sigurisht ka përjetuar disa momente të mira, por tani skuadra angleze në fakt ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Premier League, duke shkuar në vendin e nëntë në renditje, më pak se nëntë pikë nga vendi i katërt, pozicion që të çon në Champions League.

Pas ndeshjes kundër West Ham trajneri Jose Mourinho tha se ishte i qetë sepse ishte i bindur se ai nuk është i dyti nga gjithë trajnerët e tjerë. Dhe disa orë pas deklaratës së Mourinhos vjen verdikti i IFFHS: trajneri aktual i Spurs është më i miri i shekullit.

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka cilësuar trajnerin portugez si më të mirin nga të gjithë. Jose Mourinho është emëruar trajneri më i mirë në botë i shekullit 21. Organizata emëron çdo vit menaxherin më të mirë të klubit në botë dhe menaxherin më të mirë të ekipit kombëtar. Nga kombinimi i këtyre statistikave vjetore del se ish-trajneri i Interit është më i miri nga të gjithë. Portugezi parapriu: Loë, Ferguson, Pep Guaridola dhe Wenger.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport guardiola mourinho guardiola mourinho

Sondazh

Poll