Sport

Ndalohet blerja në dyqane dhe udhetimet larg shtëpisë, Bayern Munich frikësohet nga COVID-19 dhe vendos rregulla strikte

22 Shkurt 2021, 20:56 Nga DOSJA
Ndalohet blerja në dyqane dhe udhetimet larg shtëpisë, Bayern

GJERMANI- Bayern Munich nuk po kalon një moment të mirë me koronavirusin. Thomas Muller, Benjamin Pavard apo edhe disa pjesëtarë të stafit janë prekur nga virusi, ndërsa më herët Goretzka dhe Javi Martinez, tashmë të shëruar. Një situatë e tillë ka bërë që të shkaktojë telashe te kampionët.

Departamenti shëndetësor në Bavari, po studion mundësinë e marrjes së masave për izolimin e të gjithë futbollistëve që drejtohen nga Hansi Flick. Megjithatë drejtuesit kanë vendosur disa rregulla strike dhe me një regjim ndryshe. Lojtarëve nuk u lejohet më të bëjnë personalisht blerje në dyqan, edhe duke mbajtur maskat më të sigurta.

Për më tepër, për dy javët në vijim, lojtarët e kanë me detyrim që të karantinohen në shtëpitë e tyre, duke udhëtuar vetëm në vendet ku kanë familjarët e afërt apo partneret, si dhe qendrën stërvitore të klubit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich bayern munich

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2021, 21:00

Gatuzo “mbyt” me duar mbrojtësin shqiptar

ITALI – Ivan Xhenaro Gatuzo, sot trajneri i Napolit, njihet si një ish-lojtar, por edhe sot në rolin e teknikut, njihet për grintën e tij. Sot shpërthimin...