Aktualitet

Rikthehet ariu në Prizren, qytetari e ndjek me makinë (Video)

7 Maj 2019, 18:49 Nga DOSJA
Rikthehet ariu në Prizren, qytetari e ndjek me makinë (Video)

PRIZREN– Është rishfaqur sërish një ari në Prizren. Këtë radhë kamera e një qytetari që ecën në rrugë ka filmuar një ari më të vogël, mesa duket, që ecën në rrugët e fshatit Lybeçevë.

Qytetari e ndjek me makinë, ndërsa ai largohet për në pyll. Siç shihet nga pamjet, ariu është më i vogël, kështu që dyshohet se bëhet fjalë për një tjetër ari, ose për një nga këlyshët e arushës gjigande që mbyti dhjetëra dele dhe qingjë.

Gjatë muajit prill u raportuan sulmet e një aruseh që po bënte kërdinë në bagëtitë e Prizrenit.

Ajo që e kishte revoltuar arushën dyshohet se ishte marrja e 3 këlyshëve të saj nga gjetarët. Në vetëm 2 muaj, ariu ka sulmuar 4 herë, ndërsa gjuetia ndaj arinjve është e ndaluar.

(f.m & A.S/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ariu ne prizren prizren sulmi i ariut ariu ne prizren prizren sulmi i ariut

Sondazh

Poll