Aktualitet

Përplasja me banorët tek “Unaza e re”, 4 policë përfundojnë në Spitalin e Traumës: Më gjuajtën me gurë (VD)

7 Maj 2019, 17:51 Nga DOSJA
Përplasja me banorët tek “Unaza e re”, 4 policë

TIRANË– 4 efektivë policie kanë mbetur të plagosur pas përplasje me banorët e Astirit, të cilët protestuan paraditen e sotme kundër “Unaza e Re”. sipas njoftimit zyrtar të policisë, 3 nga efektivët e plagosur u përkasin forcave “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH-ja.

Aktualisht ata ndodhet në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi zyrtar

Tubimi i dhunshëm tek Unaza e Re, 4 punonjës policie të plagosur

Tiranë – Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH.

Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH.

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 efektive te plagosur protesta kunder unazes se re protesta te astiri 4 efektive te plagosur protesta kunder unazes se re protesta te astiri

Sondazh

Poll