Aktualitet

U plagosën në protestën e Astirit, flasin efektivët: Më gjuajtën me gurë, nuk lëviz dot (Video)

7 Maj 2019, 18:29 Nga DOSJA
U plagosën në protestën e Astirit, flasin efektivët: Më

TIRANË–Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vizituar efektivët e plagosur të cilët ndodhen të shtruar në Spitalin e Traumës. Njëri prej efektivëve të plagosur tregon se është plagosur në shpatull, pasi e kanë qëlluar me gurë.

“Jam plagosur në shpatull, isha shofer i mjetit. Hipën tek trafik ndarësja protestuesit dhe filluan të më gjuajnë me gurë,”- dëgjohet teksa shprehet ai.

“Nuk lëviz dot,”- dëgjohet teksa shprehet një tjetër.

4 efektivët e policisë, 3 prej të cilëve i përkasin forcave “Shqiponja” dhe një tjetër i FNSH-së, janë të shtruar në Spitalin e Traumës. Sipas njoftimit zyrtar ata kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes me banorët të cilët protestuan paraditen e sotme kundër projektit “Unaza e Madhe”.

(f.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet efektivet e plagosur perplasja me banoret e astirit protesta e astirit efektivet e plagosur perplasja me banoret e astirit protesta e astirit

Sondazh

Poll