Sport

Dramë familjare për Karlo Tevez, babai i tij humb jetën…

22 Shkurt 2021, 10:45 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Babai i Tevez nuk ia doli. Ai luftoi për ca kohë kundër problemeve të ndryshme shëndetësore. “Inofbae” në profilit të saj zyrtar në “Twitter” dha lajmin, duke shpjeguar situatën. “Boca Juniors vajton vdekjen e Don Segundo, babait të Karlitos dhe shoqëron familjen Tevez dhe miqtë e tyre në këtë moment kaq shumë dhimbjeje dhe trishtimi”.

Trajneri Miguel Angel Ruso e la të lirë ​​menjëherë kapitenin e tij për t’u kthyer në Buenos Aires për ceremoninë mortore. Don Segundo kishte kohë që vuante nga diabeti dhe kishte vështirësi me mbipeshën. Ai, në shtator të vitit të kaluar, një krizë të lidhur me Covid, por me kalimin e kohës situata ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa të mos linte asnjë shpresë.

Lidhja midis Tevezit dhe Don Segundos, i cili nuk është babai i tij biologjik, ishte shumë e fortë. Ndonjëherë ai qante në dhomën e zhveshjes, duke menduar për shëndetin e babait të tij. Segundo ishte shumë më tepër se një baba për Karlon, në të gjitha kuptimet.

Dhe Tevez nuk pushoi kurrë duke e falënderuar atë: “Ai u kujdes për mua pa pasur asnjë lidhje me të. Tek unë ai pa një djalë të pafuqishëm, që nuk kishte udhërrëfyes apo asgjë. Dhe më ka shoqëruar në çdo moment të jetës sime. Ai më mësoi shumë,”- është shprehur sulmuesi argjentinas Karlo Tevez, i cili ka një jetë tepër të trazuar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentine buenos aires don segundo karlo tevez sulmuesi i juves argjentine buenos aires don segundo karlo tevez sulmuesi i juves

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2021, 21:00

Gatuzo “mbyt” me duar mbrojtësin shqiptar

ITALI – Ivan Xhenaro Gatuzo, sot trajneri i Napolit, njihet si një ish-lojtar, por edhe sot në rolin e teknikut, njihet për grintën e tij. Sot shpërthimin...