Sport

Osimhen, natë e qetë. Atij nuk i kujtohet aksidentit i frikshëm, por së shpejti do të kthehet në Napoli

22 Shkurt 2021, 09:56 Nga DOSJA
Osimhen, natë e qetë. Atij nuk i kujtohet aksidentit i frikshëm,

ITALI – Viktor Osimhen ka kaluar një natë të qetë në spitalin “Papa Gjon XXIII” në Bergamo, ku u shtua mbrëmë. Sulmuesi i Napolit është ende nën vëzhgim të mjekëve dhe pas disa orësh, pas ekzaminimeve të mëtejshme të planifikuara, ai do të jetë në gjendje të kthehet në Napoli.

Skanimi, të cilit ai iu nënshtrua menjëherë pas mbërritjes në spital, tregoi një dëmtim në kokë, prandaj ishte e nevojshme pozicionimi i saj. Në spital, pranë lojtarit në Bergamo është edhe mjeku i klubit Rafaele Kanoniko.

Të dy do të udhëtojnë për në Napoli pas disa orësh. Nesër, Osimhen do t’i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve të nevojshme përsëri, në klinikën “Pineta Grande” në Kastel Volturno, ku do të vizitohet nga shefi i neurokirurgjisë, Profesor Alfredo Buçiero.

Osimhen nuk e kujton aksidentin. Këtë mëngjes, ai foli me Dr. Kanonikon, i cili i tregoi për traumën e pësuar, ku goditi kokën në fushën e stadiumit në Bergamo.

Për disa çaste ai mbeti pa ndjenja, duke krijuan panik, në fushë dhe në tribuna, ku ishin vendosur infermierët me detyrë në stadium. Për fat të mirë, Osimhen u kthye në vetëdije para se të mbërrinte në spital me ambulancën.

Osimhen, esami con esito negativo. Victor resterà a Bergamo in osservazione fino a domani.

? https://t.co/iCVoqzBwpo pic.twitter.com/C6wDDlFjOJ

— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 21, 2021


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksidenti i frikshem napoli sulmuesi i napolit viktor osimhen aksidenti i frikshem napoli sulmuesi i napolit viktor osimhen

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2021, 21:00

Gatuzo “mbyt” me duar mbrojtësin shqiptar

ITALI – Ivan Xhenaro Gatuzo, sot trajneri i Napolit, njihet si një ish-lojtar, por edhe sot në rolin e teknikut, njihet për grintën e tij. Sot shpërthimin...