Sport

VIDEO / Gjyqtari Doman ngatërron Rrocën me Abazajn, mesfushori ndëshkohet me karton të kuq

22 Shkurt 2021, 09:21 Nga DOSJA
VIDEO / Gjyqtari Doman ngatërron Rrocën me Abazajn, mesfushori

TURQI – Istanbulspor u mund 1-0 të shtunën në Stamboll nga Samsunspor, duke i kompromentuar disi ambiciet e saj për t’u ngjitur në Superligë.

Në minutat shtesë të kësaj ndeshjeje, gjyqtari Turgut Doman e ndëshkoi fantazistin shqiptar Eduart Rroca me karton të verdhë dhe me pretendimin se ai ishte ndëshkuar edhe më parë me karton, e largoi atë nga ndeshja duke i treguar kartonin e kuq.

Drejtuesit e skuadrës së Instanbulsporit që e mbyllën takimin me 10 lojtarë, kanë reaguar ndaj këtij vendimi të gabuar të gjyqtarit edhe pse ngjarja ka ndodhur në shtatë minutat shtesë së ndeshjes.

“Lojtari ynë, Eduart Rroca, u përjashtua nga loja me karton të kuq nga gjyqtari Turgut Doman me arsyetimin se mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90-të në ndeshjen që luajtëm kundër Samsunspor.

Pavarësisht faktit që lojtari ynë që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të ishte Kristal Abazaj, ai bëri qartazi një gabim, edhe pse lojtarët dhe delegacioni ynë e kundërshtoi atë vendim. Turgut Doman u ka thënë lojtarëve dhe stafit në tunel:

‘Ia tregova Rrocës në minutën e 59-të kartonin e verdhë dhe të dytin në minutën e 90-të. Ju kujtohet gabim. Do ua tregoj kartonin që ia dhashë në dhomat e zhveshjes’. Pas këtyre fjalëve, kërkesa jonë për të parë shënimet e arbitrit u refuzuan. Ne presim që ai ta pranojë gabimet dhe ato që na tha t’i shtojë në raporton e tij,”- shkruhet në denoncimin e bërë nga klubi i Istanbulsporit ndaj gjyqtari Turgut Doman.

VIDEO | 59. Dakikada sarı kart gören oyuncumuzun Kristal Abazaj olduğu, 90+1. Dakikada ise oyuncumuz Eduart Rroca’nın sarı kartı olmamasına rağmen ikinci sarı kartı gördüğü gerekçesiyle oyun dışında bırakıldığı görüntülerden de anlaşılmaktadır. pic.twitter.com/z8kv0YXVSH

— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) February 20, 2021


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eduart rroca instanbulspor kristal abazaj samsungspor eduart rroca instanbulspor kristal abazaj samsungspor

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2021, 21:00

Gatuzo “mbyt” me duar mbrojtësin shqiptar

ITALI – Ivan Xhenaro Gatuzo, sot trajneri i Napolit, njihet si një ish-lojtar, por edhe sot në rolin e teknikut, njihet për grintën e tij. Sot shpërthimin...