Bota

Dhunimi i Rashiç/ 8 personat e dyshuar do të mbahen në polici për 48 orë

22 Shkurt 2021, 21:17 Nga DOSJA
Dhunimi i Rashiç/ 8 personat e dyshuar do të mbahen në polici

KOSOVË-Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka vendosur të ndaloj për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, ndaj djalit të ish-ministrit serb Nenad Rashiç, Nikolla Rashiç.

Sipas Telegraf, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Djali i ish-ministrit serb Nenad Rashiç, Nikolla Rashiç është rrahur nga disa persona në Llapnasellë. Si pasojë ai ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sulmi ndaj djalit të politikanit serb është dënuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kandidati për kryeministër Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dhunohet nikolla rashiç kosove rraja e nikolla rashiç dhunohet nikolla rashiç kosove rraja e nikolla rashiç

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 21:08

Kushtet e Vetëvendosjes për dialogun me Serbinë

Fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndonëse nuk e ka caktuar si prioritet dialogun me Serbinë për norm...

Bota 22 Shkurt 2021, 19:27

Votat e minoriteteve, dërgohen ankesa në PZAP

KOSOVË- Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Veton Berisha. 10 ulëse i kanë të siguruara në Parlament. Por duket se...