Bota

Ambasadori amerikan Kosnett flet për dialogun Kosovë-Serbi: Bota nuk pret, duhet të mbyllet si çështje sa më shpejt

22 Shkurt 2021, 20:52 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan Kosnett flet për dialogun Kosovë-Serbi: Bota nuk

KOSOVË-Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, në një intervistë në Pressing, ka folur dhe per dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Kosnett, duke iu bazuar deklaratës së Kurtit që dialogu nuk do të jetë prioritet, ai ka thënë se bota nuk mund të pres, ndaj kjo çështje duhet të zgjidhet.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë gjatë 20 viteve të shkuara. Nuk ka pikë dyshimi në këtë. Kur zoti Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më poshtë përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se dy vitet e para, katër vitet e para do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, prandaj nuk do të lidhesha shumë për këtë pikë”, deklaroi diplomati amerikan.

Po ashtu, Ambasadori Kosnett ka thënë se nuk duhet të hidhet poshtë mundi i së kaluarës për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shtuar se ka biseduar me Kurtin lidhur me çështjen e dialogut.

“Po dhe e kam thënë privatisht dhe publikisht se, e them sërish, se duam të kemi marrëdhënie bashkëpunuese. Duam të dëgjojmë e jo vetëm t’ju flasim, por t’i dëgjojmë partnerët tanë në Kosovë dhe në Serbi, në rajon për çështje si dialogu, si integrimi ekonomik rajonal. Pra, dëshirojmë që të ecim përpara me mendje të hapur, e në këtë aspekt kemi thënë, Sekretari i Shtetit Blinken ka thënë se nuk do të hedhim poshtë tërë punën që është bërë për Ballkanin nga administrata paraprake. Duam t’i rishikojmë me kujdes, t’i rimendojmë dhe të mbajmë atë që e vlen për të mbajtur. Prandaj, gjithashtu do të inkurajoja edhe të tjerët që të jenë mendjehapur dhe të shqyrtojnë bahkërisht çka është bërë në të kaluarën që ia vlen për t’u ruajtur për të ardhmen,”-ka thënë ai. 

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj.

Më pas, qeveria e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla. Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.

Më 4 shtator, pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka ardhur menjëherë edhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi philip s. kosnett dialogu kosove-serbi philip s. kosnett

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 19:27

Votat e minoriteteve, dërgohen ankesa në PZAP

KOSOVË- Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Veton Berisha. 10 ulëse i kanë të siguruara në Parlament. Por duket se...

Bota 22 Shkurt 2021, 19:21

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se do të zhduki varfrin ekstreme në Kosovë, gjatë kohës që ai do të vi...