Bota

Votat e minoriteteve, dërgohen ankesa në PZAP

22 Shkurt 2021, 19:27 Nga DOSJA
Votat e minoriteteve, dërgohen ankesa në PZAP

KOSOVË- Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Veton Berisha. 10 ulëse i kanë të siguruara në Parlament. Por duket se Lista Serbe, po planifikon të kontrollojë më shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo duke i udhëzuar komunitetin serb në Kosovë që të votojë kandidatë të caktuar për deputetë nga minoritetet jo-serbe.

Të paktën kështu thotë Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, i cili e humbi një mandat të partisë së tij si pasojë e kësaj. Berisha gjithashtu bën thirrje tek institucionet e vendit që mos ta lejojnë një gjë të tillë, teksa paralajmëron ankesa prej PZAP-së e deri tek Gjykata Kushtetuese. Megjithatë Gazmen Salijevic nga iniciativa rome që po akuzohet se ka marrë vota nga serbët, po e mohon të ketë marrëveshje me Listen Serbe.

Ky thotë se gjuha e përdorur nga Veton Berisha është raciste.

E njëjta gjë po i brengos edhe boshnjakët.

Madje Duda Balje nga ky komunitet ka parashtruar ankesë në PZAP kundër iniciativës së Adriana Hoxhiq e Rasim Demirit, për keqpërdorim të votës së komunitetit jo boshnjak.

Duda Balje ka paraqitur ankesa kundër iniciativës qytetare Adriana Hodzic në Mitrovicë Veriore dhe koalicionit Vakat- Rasim Demiri në Prizren në të cilat pretendohet se nga ana e iniciativës qytetare Adriana Hodzic në Mitrovicë Veriore dhe Rasim Demiri në Prizren është bërë shkelje e procedurave ligjore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në atë mënyrë që me qëllim të manipulimit të vullnetit të komunitetit boshnjak është bërë keqpërdorimi i të drejtës së votës nga komuniteti jo boshnjak në komunat Leposaviq, Novobërdë, Shterpc, Zubin Potok, Zveqan, Graçanicë, Ranilluk, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë Veriore

Në krah Duda Baljes i kanë dalë edhe 50 organizata jo qeveritare boshnjake në Kosovë, të cilat thonë se nuk pranojnë si përfaqësues ata politikanë që u zgjodhën me vota të komuniteteve tjera.

Ndërkohë disa ditë më parë në emisionin Frontal në T7, edhe Hoxhiq ka mohuar se ka marrëveshje me Beogradin apo Listen Serbe.

Marrë nga Gazeta Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora duda balje genc godanci zgjedhjet ne kosove duda balje genc godanci zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 19:21

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se do të zhduki varfrin ekstreme në Kosovë, gjatë kohës që ai do të vi...