Bota

KQZ-ja tregon kur do të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës/ Elezi: Pas një jave, pasi të mbaroj rinumë

22 Shkurt 2021, 19:36 Nga DOSJA
KQZ-ja tregon kur do të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre

KOSOVË-Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka treguar se kur do të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Sipas Gazeta Express, Elezi ka thënë se ky proces mund të ndodhë pas një jave, pasi të mbyllet rinumërimi i votave.

Po ashtu, ai ka thënë se aktualisht janë duke u marrë me procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë vendi.

Besojmë që pas përmbylljes së procesit të rinumërimit të vendvotimeve që do të marrë 4 deri në 5 ditë do të mund të fillojmë me numërimin e votave me kusht që janë rreth 32 mijë zarfe dhe votave të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit. Aktualisht ne jemi duke vazhduar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë vendi. Pra pas përfundimit të procesit të rinumërimit besojmë që gjithçka do të jetë gati për të filluar me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta si dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës gjatë periudhës përmes postës nga 2 deri më datë 12 shkurt”, theksoi Elezi.

Lajmi kryesor:Kosova pas zgjedhjeve, LDK-ja në ‘kaos’ brenda partisë, LVV-ja do të krijoj qeverinë e vetme: Jemi në pritje të numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vladimir elezi zgjedhjet ne kosove vladimir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 19:27

Votat e minoriteteve, dërgohen ankesa në PZAP

KOSOVË- Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Veton Berisha. 10 ulëse i kanë të siguruara në Parlament. Por duket se...

Bota 22 Shkurt 2021, 19:21

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se do të zhduki varfrin ekstreme në Kosovë, gjatë kohës që ai do të vi...