Bota

Kosnett flet për Osmanin e Kurtin: Mendoj se ata kanë vizion e energji për të formuar qeverinë

22 Shkurt 2021, 20:43 Nga DOSJA
Kosnett flet për Osmanin e Kurtin: Mendoj se ata kanë vizion e energji

KOSOVË-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është i ftuar në emision Pressig. Sipas Gazeta Express, ai është shprehur i mahnitur nga rezultati i zgjedhjeve. Sipas tij në këto zgjedhje ishin të lira, të drejta dhe profesionale.

“Mendoj se me siguri flas për shumë njerëz kur them se shpresoj që Kosova të hyjë në një valë ku nuk do të ketë kaq shumë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, isha shumë i lumtur, shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurt dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u zhvilluar dhe gjithmonë ka mësime që nxirren”, tha Kosnett.

Po ashtu ai ka folur dhe për Kurti dhe Osmanin ku ka thënë se ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin Kurtit e Osmanit për ta formuar qeverinë e re. Sipas tij ata e kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën.

“I njoh Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mjaft mirë tashmë dhe mendoj se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe për ta udhëhequr vendin dhe mendoj se ata kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën. Jam takuar me ta shumë herë, përfshirë edhe pas zgjedhjeve”, shtoi ai

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora philip kosnett philip kosnett

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 19:27

Votat e minoriteteve, dërgohen ankesa në PZAP

KOSOVË- Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Veton Berisha. 10 ulëse i kanë të siguruara në Parlament. Por duket se...

Bota 22 Shkurt 2021, 19:21

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se do të zhduki varfrin ekstreme në Kosovë, gjatë kohës që ai do të vi...