Bota

Ekspertët sugjerojnë vaksinimin e fëmijëve: Mund të jetë çelësi për të fituar betejën me Covid-19

22 Shkurt 2021, 20:00 Nga DOSJA
Ekspertët sugjerojnë vaksinimin e fëmijëve: Mund të

 BOTË-Vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të jetë thelbësor për të fituar betejën me Covid-19. Sipas TheGuardian, ekspertët kanë sugjeruar se vaksinimi i fëmijëve do të jetë një mënyrë për të shmangur virusin, pasi ata mund ta transmetojnë.

” Vdekjet dhe infektimet te të rinjtë nga Covid-19 janë të ulëta, por roli i fëmijëve në transmetim është i paqartë. Derisa të gjithë përfshirë fëmijët të vaksinohen, mbetet një rrezik i konsiderueshëm i virusit, “-ka thënë John Edmunds, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë së Britanisë së Madhe për Emergjencat.

Po ashtu, Stanley Plotkin, i cili shpiku vaksinën e rubeolës dhe ndihmoi në zhvillimin e vaksinave të tjera, përfshirë ato për antraksi dhe poliomieliti, ka thënë se të gjitha grupmoshat mund të jenë asimptomatike kështu që imunizimi mund të mbrojë të moshuarit që janë më të rrezikuar.

Virusi mund të shkaktojë infeksione asimptomatike në të gjitha grupmoshat, kështu që imunizimi i fëmijëve mund do të mbrojnë të moshuarit. Unë nuk mund ta imagjinoj se si mund të shpresojmë të çrrënjosim virusin, përveç nëse jemi të gatshëm të imunizojmë shumicën e popullsisë,”-ka thënë ai. 

Studiuesit që qëndrojnë pas vaksinës Oxford / AstraZeneca kanë nisur një studim në fazën e mesme për të testuar vaksinën e tyre Covid-19 tek fëmijët e moshës midis gjashtë dhe 17 vjeç .

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi i femijeve vaksinimi i femijeve

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 19:27

Votat e minoriteteve, dërgohen ankesa në PZAP

KOSOVË- Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Veton Berisha. 10 ulëse i kanë të siguruara në Parlament. Por duket se...

Bota 22 Shkurt 2021, 19:21

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se do të zhduki varfrin ekstreme në Kosovë, gjatë kohës që ai do të vi...