Sport

Gatuzo “mbyt” me duar mbrojtësin shqiptar

21 Shkurt 2021, 21:00 Nga DOSJA
Gatuzo “mbyt” me duar mbrojtësin shqiptar

ITALI – Ivan Xhenaro Gatuzo, sot trajneri i Napolit, njihet si një ish-lojtar, por edhe sot në rolin e teknikut, njihet për grintën e tij. Sot shpërthimin e tij të çuditshëm e “pësoi” mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Armir Rrahmani.

Ish-mbrojtësi i Partizanit ra pre e grintës së kalabrezit në momentin e golit të Zielinskit. Gatuzo zgjodhi të festonte, duke e trembur jo pak kosovarin. Në zhargonin e përditshëm, sjellja e Gatuzos përkthehet fare mirë me shprehjen “ta çaj fytyrën”.

Gjithçka ndodhi sot në mesditë, në ndeshjen Atalanta-Napoli, e fituar nga vendasit me rezultatin 4-2.

 

 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll