Bota

Zgjaten kufizimet për udhëtimet jo të domosdoshme deri më 27 mars në Itali

22 Shkurt 2021, 18:47 Nga DOSJA
Zgjaten kufizimet për udhëtimet jo të domosdoshme deri më 27

ITALI– Italia ka zgjatur ndalimin për udhëtimet të cilat cilësohen si jot ë domosdoshme mes 20 rajoneve të këtij shteti deri në datën 27 mars.

Zyrtarët njoftuan se Ministria e Shëndetësisë do të rrisë përpjekjet për vaksinim, duke u kërkuar rajoneve që të përdorin të gjitha dozat që kanë, në vend të ruajtjes së tyre për dhënie si dozë të dytë.

Sa i përket udhëzimeve brenda Italisë,  është prezantuar pak para Festës së Krishtlindjes dhe pritej të skadonte më 25 shkurt, mirëpo zyrtarët frikësohen se lehtësimi i masave të izolimit mund të rezultojë me raste të reja të infektimit me variantin britanik të koronavirusit.

Numri i personave të infektuar me koronavirus ka rënë nga 40,000 në nëntor, në 15,000 tani, ndërsa shkalla e infektimit dhe përqindja e testeve pozitive është rritur në disa rajone.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali zgjaten masat ne itali koronavirusi ne itali zgjaten masat ne itali

Sondazh

Poll